Home / Fluturimet

Fluturimet

FluturimetLinjat ajrore me buxhet të ulët tani i kanë bashkuar forcat me linjat kryesore evropiane të fluturimit, duke dashur të ulin çmimet, që të ketë më shumë njerëz për të vizituar qytetin. Dhe një prej arsyeve pse vizitorët e Pragës sa vijnë e rriten, kjo ndodh sepse është shtuar numri i fluturimeve drejt Pragës. Me një numër të konsiderueshëm linjash që ofrojnë udhëtime me buxhet të ulët, qëllon të gjesh edhe bileta për veç 40 Euro.

Si rregull, biletat më të lira i gjeni me linjat me kosto të ulët, por mos harroni që pjesa më e madhe e tyre janë të lira veç nëse rezervoni shumë kohë më parë dhe shumica nuk shërbejnë ushqim dhe pije falas në bord. Linjat e kostos së ulët jua shesin drejtpërsëdrejti biletat, prandaj ju nuk paguani ndonjë komision të lartë të agjentëve të udhëtimit.

 

Fluturime me kosto të ulët nga Britania e Madhe

EasyJet nga Bristoli, Midlandi Lindor, Stanstedi dhe Getuiku. www.easyjet.com

BmiBaby nga Birmingami, Belfasti, Midlandi Lindor dhe Mançesteri. www.bmibaby.com

Wizz Air nga Aeroporti “Luton” i Londrës ose Liverpuli, drejt Pragës www.wizzair.com

Jet2 nga Aeroporti “Leeds” i Bredfordit dhe Edinburgu. www.jet2.com

Ryan Air nga Birmingami. Fluturon edhe nga Aeroporti “Stansted” i Londrës drejt Bërnos (qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke, 200 km larg Pragës), me një taksë rreth 20 £ të përfshirë, biletë veç vajtje. www.ryanair.com

GermanWings nga Aeroporti “Stansted” i Londrës www.germanwings.com

 

Fluturime të tjera nga Britania e Madhe

Czech Airlines nga Londra dhe Mançesteri (si edhe nga Dublini). www.csa.cz

BA nga Aeroporti “Heathrow” i Londrës drejt Pragës, 120 £ vajtje-ardhje, përfshirë taksat. www.ba.com

 

Fluturime të tjera me kosto të ulët

KLM.com nga të gjitha qytetet e Britanisë së Madhe, duke filluar nga 119 £ vajtje-ardhje (nga mbarë Britania e Madhe)

AirEuropa nga Madridi në Pragë duke filluar nga 102 € vajtje-ardhje; www.aireuropa.com

Air Berlin mund të fluturoni nga Mançesteri dhe Londra drejt Vjenës ose Nurembergut dhe pastaj merrni trenin drejt Pragës. www.airberlin.com

AerLingus nga Dublini www.aerlingus.ie

Brussels Airlines nga Brukseli drejt Pragës, edhe me 50 €. www.brusselsairlines.com

Cimber Air nga Danimarka, Kopenhageni www.cimber.dk

German Wings ka linja me kosto të ulët drejt Pragës që nisen nga Aeroporti “Cologne” i Bonit në Rajnlandin gjerman. Biletat vetëm vajtje më të lira kapen me 33 €, përfshirë taksat. www.germanwings.com

Nordic Airlink me fluturime të lira nga Stokholmi drejt Pragës. www.FlyNordic.com

Norwegian nga Bergen, Oslo dhe Trondhajm drejt Pragës, duke filluar nga 50 €. www.norwegian.no

Meridiana kjo kompani fluturimi me tarifa të lira është e vetmja mundësi mes kryeqytetit çek dhe Firences në Toskanë. www.meridiana.it

Smart Wings është një kompani fluturimi me bazë në Pragë që shkon drejt një sërë qytetesh së Evropës, e ngjashme me SkyEurope. www.smartwings.net

SnowFlake do t’ju ofrojë bileta të lira nga Aeroporti “Kastrup” i Kopenhagenit drejt “Ruzyne” të Pragës, për 532 Kruna ose 72 €, përfshirë taksat.

Lufthansa me fluturime relativisht të lira vajtje-ardhje nga shumë qytete të Gjermanisë drejt Pragës. Fluturimet vajtje-ardhje nga Londra drejt Pragës shkojnë rreth 150 £, përfshirë taksat. www.Lufthansa.com

Wind Jet me fluturime nga Italia, Verona www.Volawindjet.it

Vueling nga Spanja, Barcelona www.vueling.com

Transavia nga Roterdami www.transavia.com

 

Fluturime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Czech Airlines nga Nju Jorku www.csa.cz

Delta Airlines nga Atlanta, Denveri, Fort Lodërdejlli, Los Anxhelesi, Nju Jorku dhe Feniksi. www.delta.com