Home / Turne dhe Shëtitje

Turne dhe Shëtitje

Turne dhe ShëtitjeNjë shëtitje nëpër rrugët e ngushta të ndriçuara me llamba gazi, një puthje nën një pemë që po lulëzon në një kopsht barok, një lundrim me një anije historike me avull, një mbrëmje në një kështjellë, një udhëtim me një tren me avull, një dasmë në një kopsht vile: që të gjitha këto janë përbërësit e një kokteji që quhet Pragë. Dhe tani i përket secilit vizitor të shtojë ndonjë përbërës tjetër që ia ka ënda.

 

Turneu Panoramik i Qytetit

Magjepsuni nga historia e Pragës. Pranoni ftesën tonë për një turne dy orësh në Pragë. Nga autobusi luksoz, me pamje të hapur, do të adhuroni vendet më të famshme të Qyteti të Ri dhe të Vjetër, Kështjellën e Pragës dhe Lagjen Çifute Josefov. Turneu përfundon në qendër të qytetit, në Sheshin e Qytetit të Vjetër. (2 orë, me autobus, rezervoni online).

 

Turneu i Natës në Pragë

Shijoni Pragën gjatë natës nga autobusi apo barka. Dëshironi të mrekulloheni nga historia dhe atmosfera e Pragës më shumë se ç’jeni mrekulluar ndonjëherë? Atëherë zgjidhni turneun e natës për të kaluar një mbrëmje të këndshme. Së pari, do t’ju çojmë me autobus nëpër Qytetin e Ri e të Vjetër, drejt molit të barkave. Aty turneu do të fillojë në bordin e anijes, përgjatë lumit Vltava. Gjatë lundrimit 3 orësh, do të adhuroni pamjet më të paharrueshme të Qytetit të Vjetër, Malá Strana dhe Kështjellës së Pragës, teksa kaloni nga Ura Çarls dhe Vyšehrad. Ky udhëtim lumor përfshin edhe argëtim me muzikë dhe një darkë të shtruar në banak, ku mund të merrni ç’të doni, nga ato që shërbehen në bord. Turneu përfundon rreth orës 22:00, në molin që ndodhet rreth 5 minuta larg qendrës së qytetit. (4 orë, me varkë dhe autobus, rezervoni online).

 

Turnetë Shëtitës të Pragës

Do të gjeni më shumë se dhjetë turne shëtitës nëpër qytet dhe udhëtime lumore, (si për shembull dreka ose darka në bordin e anijeve) ku të gjitha takohen në të njëjtën pikë, tek Ora Astronomike. Turnetë Shëtitës të Pragës janë një prezantim i shkëlqyer i qytetit dhe që të gjitha ia vlejnë për çmimin e ulët që kanë. Nëse do të merrni pjesë në një shëtitje të përbërë nga shumë njerëz kërkoni për ulje.

Këshillë: prezantim i shkëlqyer i Pragës bëhet nëpërmjet Turneve Shëtitës Falas.

PAT