Home / Zyrat e turistëve

Zyrat e turistëve

Zyrat e turistëveIa vlen t’u hedhësh një sy zyrave të turistëve në fillim të udhëtimit tuaj në Pragë, për disa arsye. Harta dhe fletëpalosje pa pagesë, që sugjerojnë çfarë të bëni dhe të shihni në Pragë, mund t’ju vijnë mjaft në ndihmë. Dhe do të jeni në gjendje të merrni gjithë informacionin e nevojshëm, si edhe të këshilloheni mbi joshjet turistike që do të bënin mirë t’i shihnit.

Mund të merrni harta edhe për metrotë, tramvajet dhe autobusët, duke ia lehtësuar vetes pjesën e planifikimit. Nëse keni nevojë për rezervim hoteli, ata mund të kontrollojnë nëse ka ndonjë mundësi për t’ju ndihmuar. Për çfarëdo vizite që doni të bëni apo për të kaluar ndonjë natë në teatër a opera, ata do t’ju japin informacion të detajuar mbi çfarë jepet dhe ku. Zyrat qëndrojnë hapur gjatë shtatë ditëve të javës dhe ju mund të shkoni në çfarëdolloj dite. Në ditët e pikut e mbyllin pak më herët, por oraret e punës i keni në listën e mëposhtme:

 

Old Town HallQendrat e informimit të turistëve

* Salla e Qytetit të Vjetër – Sheshi i Qytetit të Vjetër (Staroměstské náměstí); Hapur: E hënë – E diel 09.00 – 19.00

* Kulla e Urës Malá Strana (Malostranská mostecká věž); Hapur: Prill – Tetor E hënë – E diel 10.00 – 18.00 (vetëm në stinën e verës)

* Rruga Rytířská 31, Qyteti i Vjetër; Hapur: E hënë – E premte 10.00 – 18.00; Mbyllur: E shtunë – E diel

* Aeroporti i Pragës (Letiště Praha), Terminali 2 (zona e transitit të fluturimeve); Hapur: E hënë – E diel 08.00 – 20.00

Informacioni i përgjithshëm në gjuhët çeke, angleze dhe gjermane

Telefon +420 221 714 444 (E hënë – E premte 09.00 – 17.00)

 

CzechTourism information centres

* Staroměstské náměstí 5 (Old Town Square)

* Vinohradská 46, Prague 2

PAT