Home / Blerjet

Blerjet

Gotat e famshme çeke, bizhuteritë, birra çeke e klasit të parë, specialitet kulinare: që të gjitha do t’i gjeni të ofruara prej markave me cilësi të garantuar dhe me çmime mjaft të arsyeshme.

Shumica e dyqaneve gjenden në qendër të Pragës, në sheshin Wenceslas, si edhe në rrugët Národní třída, Vinohradská dhe Pařížská, fare pranë Sheshit të Qytetit të Vjetër. Praga ka edhe disa markete të mëdha, ku mund të blini gati gjithçka, me çmime shumë më të ulëta. Ka edhe qendra tregtare në rrethinat e Pragës (Zličín, Černý Most, Chodov, Letňany) dhe tek të gjitha mundet lehtësisht të shkosh me metro.

Çfarë suveniresh duhen blerë?

Çfarë suveniresh duhen blerë?

Ja disa këshilla për ju: objekte kristali, lodra druri, bizhuteri (granat çek) janë zgjedhjet më popullore. Kukullat e shfaqjeve dhe marionetat gdhenden tradicionalisht nga druri ose bëhen me stuko dhe mund të jenë gjithashtu një zgjedhje e mirë si suvenir (punimi i marionetave daton që në shekullin XVIII). Nëse dëshironi të dhuroni pije alkoolike provoni Becherovka, një liker barnash i mirënjohur për aftësitë e tij kurative (mjaft i mirë për tretje) është më i veçanti në Çeki. Bizhuteritë çeke (prodhuar nga JABLONEX) janë shumë të famshme për rruazat dhe imitimet e perlave.

 

Palladium

Kjo është një qendër e madhe tregtare, që është hapur në vitin 2007. Ka katër kate, me më shumë se 200 dyqane dhe mbi 30 restorante e kafene. Palladium ka edhe vlerë historike, pasi është ngritur mbi struktura themeltare që i përkasin shekullit XII, të cilat tani janë pjesë e arkitekturës së qendrës tregtare.

Adresa: Namesti Republiky 1, Prague 1

Si shkohet: Me metro Linja B drejt Námestí Republiky. website

 

Argjendaria Belda

Belda është një firmë e vjetër çeke, që daton që në vitin 1922. Pasi u shtetëzua në vitin 1948, ajo mori sërish jetë nga djali e nipi i themeluesit të saj dhe vazhdon të krijojë bizhuteri floriri e argjendi të një standardi shumë të lartë. Në gamën e tyre përfshihen punime bashkëkohore katrore, krijime të shtëpisë, por edhe një sërë riprodhimesh të stilit Art Nouveau, stiluar nga Alfons Mucha. website

 

Qelqe Moser

Një prej qelqpunuesve bohemë më të veçantë dhe më të nderuar, Moser u themelua në Karlovy Vary në vitin 1857 dhe është e famshme për krijimtarinë e pasur e pompoze. Ia vlen t’i hidhni një sy dyqanit në rrugën Na Příkopě, si për dekorin, ashtu edhe për mallrat: është një godinë gotike e dekoruar në mënyrë të mrekullueshme, që quhet Shtëpia e Trëndafilit të Zi.

Adresa: Na Příkopě 12

Hapur çdo ditë 10.00 – 20.00 website

 

Granát Turnov

Pjesë e zinxhirit më të madh të bizhuterive në vend, i specializuar për granatin bohem, me një gamë të gjerë unazash floriri e argjendi, karficash zbukurimi, butonash manshete dhe varësesh me gurë të vegjël, ngjyrë gjaku të mpiksur. Ka edhe seri me perla e diamante, por gjeni edhe bizhuteri me çmime më të ulëta, si ato të gurëve gjysmë-të-çmuar, me ngjyrë ulliri, që në Çeki njihet si vltavín (moldavit).

Adresa: Dlouhá 28-30

Hapur: Hënë-Premte 10.00 – 18.00, Shtunë 10.00 – 13.00. website

 

Nový Smíchov

Është një qendër moderne tregtare, si edhe një qendër shumë e frekuentuar argëtimesh. Nový Smíchov shtrihet në tre kate, mbushur me 150 dyqane, banakë të ndryshëm për të njëjtën hapësirë ngrënie dhe disa salla kinemash. Ka edhe disa dyqane veshjesh të stilit të lartë, një dyqan të madh kompjuterësh, zinxhirin ushqimor francez Carrefour, si edhe një sipërfaqe gjigante parkimi nëntokë.

Adresa: Plzeňská 8, Prague 5

Si shkohet: Me metro Linja B drejt Andel.

Në fakt, nuk është qendra e vërtetë historike e qytetit, megjithatë prapë le të themi që është brenda qendrës së qytetit, shumë lehtësisht e arritshme nëpërmjet stacionit të metrosë Anděl, veç pesë minuta më këmbë nga sheshi Wenceslaswebsite

 

Qendra Fashion Arena

Kjo është një qendër që gjendet në rrethinat e Pragës dhe ju mund të gjeni duzina dyqanesh me veshje marke, që kanë zbritje 30-70%.

Si shkohet: Me metro Linja A drejt Hostivar dhe prej aty autobusi lokal ju çon drejt Fashion Arena.

Adresa: Mikulandská 10

Hapur: Hënë-Enjte 10.00 – 16.00, E Premte 10.00 – 17.00. website

PAT