Home / Aeroporti

Aeroporti

Aeroporti Ruzyně (Václav Havel Airport Prague) i Pragës është një aeroport ndërkombëtar modern e me sipërfaqe shumë të madhe, që gjendet në veriperëndim të Pragës dhe rreth 20 kilometra në veri të qytetit. Që të gjitha fluturimet ndërkombëtare ulen aty (në Pragë nuk ka tjetër aeroport civil).

Aeroporti Pragë

Nga aeroporti drejt qendrës

Vaclav Havel Airport PragueAeroporti Ružyně ndodhet 20 kilometra larg qendrës së Pragës. Taksitë e verdha AAA të aeroportit do t’ju çojnë në qendër për 600 Korona çeke. Ju mund të paguani në recepsionin e shërbimit të taksive në aeroport dhe ata do t’ju lëshojnë një kupon, të cilin do t’ia jepni shoferit. Ose mund të përdorni autobusin e vogël CEDAZ, që bën vajtje-ardhje mes aeroportit dhe Náměstí Republiky çdo gjysmë ore. Bileta kushton rreth 150 Korona dhe shiten si nga shoferi, edhe nga kabinat nëpër stacione. Por mënyra më e mirë është të para-paguash furgonat cilësorë Prague Airport Shuttle, të cilët të çojnë drejt e në hotel me një ujdi të leverdishme. Mënyra më e lirë për të shkuar në qytet është transporti publik. Hipini autobusit numër 119, që mbërrin për rreth 20 minuta nga aeroporti në stacionin e metrosë Nádraží Veleslavín. Që nga Nádraží Veleslavín do të kaloni katër ose pesë stacione deri në qendër të qytetit. Blini një biletë 32 Korona tek informacioni i sallës së mbërritjeve ose nga aparaturat me monedha në stacionin e autobusit të aeroportit.

 

Terminalet e Aeroportit të Pragës

Në të dy terminalet, salla e nisjes dhe salla e mbërritjes janë krah njëra-tjetrës, në të njëjtin kat.

Terminali 1 – Fluturimet ndërkontinentale, përfshirë edhe ato drejt Britanisë së Bashkuar, Irlandës, Amerikës së Veriut (SHBA, Kanada), Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.

Terminali 2 – Fluturime brenda vendeve Schengen të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera të Evropës.

Terminali 3 – Aeroplanë të vegjël me qira, aeroplanë mallrash dhe fluturime private. Vizita zyrtare ose raste të tjera me rëndësi të veçantë.