Home / Tërheqjet Turistike

Tërheqjet Turistike

Kalaja e Pragës

Kalaja e Pragës është një nga vendet më të rëndësishme dhe më të vizituara në gjithë qytetin; pa dyshim xhevahiri i kryeqytetit çek. Kalaja është një simbol i lashtë i tokave çeke dhe më së shumti ka mundësi të jetë zbukuruar rreth vitit 880 nga Princi Borivoj. Vetë Kalaja është si një qytezë e vogël, dhe sipas Librit të Ginisit për Rekordet Botërore është kompleksi më i madh koherent i kalasë në botë. Ai mbulon një zonë prej 70,000 metër katror dhe është edhe sot në përdorim.

Read More »

Ura Çarls

Ura Çarls e shekullit XIII zakonisht është plot, si me turistë, edhe me çekë, veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe verës. Ura Çarls me siguri zë vendin e parë si joshja më e fortë turistike në qytet dhe duhet të jetë vendi i parë në listën tuaj të vizitave. Herët në mëngjes është shumë bukur përjetimi i një shëtitjeje me pak njerëz, edhe pse një mbrëmje romantike mes rrugëve të ndriçuara me mjeshtëri të Pragës së natës është po aq bukur.

Read More »

Sheshi i Qytetit të Vjetër

Sheshi ka qenë qendra kryesore publike e Pragës, që në shekullin X dhe ishte tregu kryesor i qytetit, deri në fillim të shekullit XX. Tani ai plotëson nevojat e turistëve e të vendasve, me kafene të shtrenjta, shumë restorante e birrari (pub), dyqane të rëndomta suveniresh, kaloshina me kuaj, muze dhe galeri. Gjithsesi, sasia e tregtisë ia shuan krejt bukurinë këtij sheshi urban.

Read More »

Kuvendi Komunal

Ndërtesa e Artit të Ri më e rëndësishmja e Pragës u ndërtua në mes viteve 1906 dhe 1912 dhe gjendet në vendndodhjen e ish-Pallatit të Oborrit Mbretëror. Është një ndalesë e famshme për vizitorët e zgjatur nga stolitë e arta të Artit të Ri, xhamat e ngjyrosur, skulpturat, dhe koncertet dhe ekspozitat e rregullta.

Read More »

Ora astronomike

Pjesa më e famshme e kullës është ora e kuvendit komunal. Ora Astronomike e Pragës është një nga orët më të vjetra dhe më të shtjelluarat që është ndërtuar ndonjëherë. Së pari u instalua në vitin 1410 dhe më vonë ora u rindërtua nga Master Hanus në vitin 1490. Ora përbëhet nga tre përbërës kryesor: fusha astronomike, që përfaqëson pozitën e diellit dhe hënës në qiell dhe shfaq hollësi të ndryshme astronomike, “Shëtitja e Apostujve”, një mekanizëm ore tregon çdo orë figurat e Apostujve dhe skulpturave tjera lëvizëse dhe një fushë kalendarike me medaljone që përfaqësojnë muajt.

Read More »

Katedralja Shën Vitus

Një udhë e ngushtë shpie në oborrin e tretë të kështjellës, dhe një pamje e papritur e një fasade të pamasë dhe tmerruese e Katedrales Shën Vitus që shquhet pak hapa më tutje. Në katedrale mund të hyhet përmes derës perëndimore të katedrales. Spiralet e Katedrale Shën Vitus, një strukturë gotike elegante frënge elegante por autoritare, lartësohet mbi ledhet e dheut. Është katedralja më e madhe e vendit dhe përbëhet nga disa kishëza anësore, piktura muri dhe gurë varri; mos të harrojmë dritaren me xham të ngjyrosur të bukur të qendrës

Read More »

Josefov

Çifutët mendohet të jenë vendosur në Pragë rreth shekullit X, edhe pse zona e njohur si Qyteti Çifut (më vonë Josefov), nuk u themelua pa kaluar 200 vjet. Çelur në vitin 1906, Muzeu i Çifutëve të qytetit (Zidovske Muzeum) sot administron shtatë vendbanime të hershme në Josefov. Këto monumente iu bënë ballë tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, sepse nazistët planifikuan të krijonin këtu Muzeun e “një race të zhdukur” dhe koleksionet e muzeut u mblodhën nga plaçkitjet e komuniteteve çifute në Bohemi e Moravi.

Read More »

Shtëpia e vallëzimit

Shtëpia e Vallëzimit, me nofkën 'Fred dhe Ginger' është një ndërtesë zyrash në qendrën e qytetit të Pragës. U ndërtua në vitin 1997 nga arkitekti çek me origjinë kroate Vlado Milunic në bashkëpunim me arkitektin amerikan Frank Gehry. U ndërtua në një ngastër të lirë në anën e parme të lumit, pranë një ndërtesë të zotëruar nga dramaturgu çek dhe ish-presidenti Vaclav Havel

Read More »

Pamjet më të mira të qytetit

Fakti që Praga shpesh referohet si “Qyteti i mijëra spiraleve” ju siguron që ju mund të shikoni disa pamje madhështore. Disa nga më të mirat janë: Katedralja e Shën Vitus – Nëse mund t’ia dilni të ngjiteni në 287 shkallë deri në majë, ju do të shihni një pamje fantastike të tërë qytetit.

Read More »

Pallati i Sternbergut

Pallati i Sternbergut është i hapur për publikun pas rindërtimit të tij në vitet 2002 dhe 2003. Pallati ka të vendosur ekspozitën e përhershme të Artit të vjetër evropian barok (Koleksion i mjeshtërve të vjetër), për shembull piktura nga El Greco, Rembrandt (portreti i shkollarit në studimet e tij në 1634) dhe Rubens.

Read More »