Home / Makina me qira

Makina me qira

Nëse kërkoni të merrni një makinë me qira në Pragë, ne ju kemi bërë një listë me katër kompanitë më të mira në këtë fushë. Çmimet ndryshojnë në varësi të llojit të makinës që doni të merrni, por përgjithësisht janë të lira. Nëse po kërkoni marrëveshjet më me leverdi, hidhni një sy vërdallë në fillim, sepse çmimet nuk janë kudo njësoj. Mund të kapni oferta që arrijnë deri në 70% më të ulëta se çmimi i zakonshëm.

Pragë, Makina me qira

Hertz dhe zinxhirë të tjerë ofrojnë edhe marrje në aeroport, pavarësisht se ju mund të paguani diçka më shumë për këtë shërbim. Mund edhe të rregulloni që makinën t’jua sjellin në hotel dhe për këtë shërbim nuk do të paguani asgjë. Nëse vendosni të merrni një makinë nëpërmjet firmave ndërkombëtare, do të paguani gati dyfishin krahasuar me ç’ofrojnë kompanitë vendase.

Europcar english 120x60 PLEASE DO NOT USE

Click here for the lowest rates at Avis.com

Hertz

Ofron qira afat-shkurtra dhe afat-gjata, mund të bëjë edhe rezervime nëpërmjet zyrave të tjera nëpër botë.

Adresa: Hotel Diplomat, Evropská 15, Dejvice. website

 

A-Rent Car (Thrifty Car Rental)

A-RenT Car është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Thrifty Car Rental, që krijohet nga sipërmarrje të pavarura, të cilat bashkërendojnë punën e tyre, duke ofruar shërbime të gjerë në qiradhëniet e makinave.

Adresa: V Celnici 8, 10 – Millenium Plaza, Prague 1. website

 

Avis

Avis Rent A Car System, Inc. Dhe degët e tij operojnë në gjithë botën, duke zënë vendin e dytë në shërbimin e dhënies së makinave me qira, si për klientë biznesmenë, ashtu edhe për ata që duan të kalojnë kohën e lirë.

Adresa: Prague Ruzyne Airport, Prague 6 & Klimentská 46, Qyteti i Ri. website

 

Budget Car Rental

Agjenci qiradhënieje ndërkombëtar me degë në qendër të Pragës dhe Bërno, si edhe në aeroportin e Pragës e të Bërnos. Disponon makina Opel dhe furgonë.

Adresa: Cistovicka 100/61, Prague 6. website