Moti dhe klima

Praga është një qytet i bukur për t’u vizituar në çdo kohë të vitit. Në këtë qytet, gjatë gjithë vitit, nuk është kurrë shumë nxehtë apo shumë ftohtë. Po të flasim gjeografikisht, Republika Çeke (Praga) gjendet në një zonë me klimë të butë, ku stinët zgjasin pak a shumë me të njëjtën gjatësi. Temperaturat normale të motit janë pak mbi 0 oC në dimër dhe rreth 25 oC gjatë muajve të verës. Ne ju rekomandojmë ta vizitoni Pragën në çdo kohë mes marsit e nëntorit dhe moti i Pragës do t’ju duket fort i kënaqshëm.

Moti dhe klima

Praga ka një klimë kontinentale me verë të nxehtë e dimër të ftohtë. Moti në këtë qytet ndikohet si nga lindja (Siberia), edhe nga perëndimi (Atlantiku). Mund të ndodhë që temperaturat në verë të mbërrijnë deri në 35 oC, ndërsa gjatë dimrit mund të shkojë edhe -15 oC (madje edhe -25 oC). Mesatarja e temperaturave më të larta nga maji, në shtator janë 22 oC, ndërsa më të ulëtat janë 12 oC, me një mesatare drite dielli rreth 7 orë në ditë. Pranvera dhe vera janë ndër muajt më me diell të vitit dhe periudha mes majit dhe gushtit është më e lagështa. Bora rrallëherë bie në Pragë gjatë vitit. Reshjet janë përgjithësisht të rregullta, me një ngritje të vogël në pranverë dhe vjeshtë, tek-tuk edhe ndonjë stuhi verore. Nëse keni në plan të vizitoni Pragën në kulm të verës, përgatituni që t’i gjeni plot restorantet e hotelet dhe qytetin rrafsh me turistë. Por, pavarësisht se si është koha, që të gjitha stinët janë të bukura në Pragë. Në periudhat e rralla të nxehtësisë së madhe, cilësia e ajrit në Pragë mund të përkeqësohet shumë shpejt për shkak të ndotjes, duke u shkaktuar telashe atyre që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes. Nëse vuani nga astma, duhet të mbani gjithmonë me vete një aparat thithje.

Moti i Pragës për Vitin e Ri mund të jetë shumë i ftohtë, megjithatë qyteti mbetet shumë popullor për ata që festojnë çastin e ndërrimit të viteve dhe zakonisht është plot e përplot (nëse kjo ju pëlqen).

Parashikimi i motit 5 ditë

Veshjet: ç’të marrë shumë me vete dhe ç’të veshësh në Pragë

Veshja e shkujdesur (casual) i shkon për shtat çdo rasti. Në verë merrni me vete rroba të lehta, por përgatituni edhe për rrebeshe verore dhe fusni në valixhe diçka të ngrohtë, sepse mund të ndodhë të jetë freskët darkave. Në pranverë dhe vjeshtë do të këshillonim një xhaketë të trashë, ndërsa në dimër merrni pallto, kapele dhe dorashka.

– Një çadër e vogël është ide shumë e mirë!

– Këpucë të rehatshme, meqenëse do të ecni dhe shumica e rrugëve janë të shtruara me kalldrëm, do të ishte e vështirë të ecnit me taka.

Back to top button