Home / Muzikë klasike, Opera

Muzikë klasike, Opera

Muzika klasike

Praga ka dy salla të mirënjohura koncertesh: Sallën DvořákRudolfinum dhe Sallën Smetana në godinën e Bashkisë, por koncerte të muzikës klasike mund të gjesh në gjithë qytetin. Mes sallave më të njohura koncertore janë Bertramka (Muzeu i Moxartit) dhe AtriumŽižkov. Gjithashtu, shumë popullore janë edhe koncertet dhe recitalet e organizuara nëpër kisha e pallate. Gjatë verës ka rregullisht koncerte tek shkallët e Muzeut Kombëtar, si edhe në disa prej parqeve të Pragës.

Salla Smetana

Salla Smetana, qendra e godinës marramendëse të Bashkisë është salla më e madhe koncertore e qytetit, me 1200 vende. Kjo është edhe salla e Orkestrës Simfonike të Pragës dhe mes të tjerave ka edhe shfaqje të muzikës dhe valleve popullore.

Vendndodhja: Náměstí Republiky 5, Qyteti i Vjetër

Biletat: 250-600 Korona; Orari i biletarisë: 10.00 – 18.00

Muzikë klasike, Opera

Opera

Dy trupat kryesore japin shfaqje secila në sallën e saj: Trupa Kombëtare e Operës në Teatrin Kombëtar të Operës, Trupa Shtetërore e Operës në Teatrin Shtetëror të Operës. E dyta vë kryesisht shfaqje të repertorit klasik italian, gjithmonë në gjuhën origjinale dhe shfaqjet zakonisht janë shumë popullore, ndaj biletat duhen blerë paraprakisht. Trupa Kombëtare e Operës ka një repertor më eksperimental dhe shumica e shfaqjeve luhen në gjuhën çeke. Nëse dëshironi të shihni një opera çeke, nga të kompozitorëve çekë si Smetana ose Dvořák, atëherë Teatri Kombëtar i Operës do të ishte zgjidhja juaj më e mirë. Një trupë më pak e njohur operistike në Teatrin e Marionetave interpreton kryesisht opera klasike italiane, në gjuhën origjinale. Biletat për vendet më të mira në shfaqjet operistike kushtojnë nga 1000 – 1300 Korona, që e bën ndjekjen e një opera në Pragë shumë më të mundshme se në shumicën e qyteteve të tjera të Evropës.

 

Opera Shtetërore Pragë

Opera Shtetërore PragëShtëpia mbresëlënëse e stilit neo-rokoko të Operës Shtetërore të Pragës është një skenografi gjithë shkëlqim për shfaqjet e operës dhe baletit. Një festival i përvitshëm i Verdit zhvillohet këtu në gusht dhe shtator, por rrallë ka edhe shfaqje më pak konvencionale si inskenimi i La Bohème nga Leoncavallo.

Vendndodhja: Wilsonova 4, Qyteti i Ri

Biletat për opera: 100-1150 Korona; Biletat për balet: 100-800 Korona

Orari i biletarisë: E hënë – E premte 10.00 – 17.30; E shtunë – E diel 10.00 – 12.00 dhe 13.00 – 17.30

 

Classical Music/Opera listing

Estates Theater (Stavovské Divadlo); www.narodni-divadlo.cz

Klementinum; www.klementinum.com

Lobkowicz Palace; www.lobkowicz.cz

Municipal House (Obecní Dům) www.obecni-dum.cz

National Theatre (Národní Divadlo); www.narodni-divadlo.cz

Rudolfinum Czech Philharmonic Orchestra; www.ceskafilharmonie.cz

St. George’s Basilica; www.hrad.cz

St. Nicholas’s; www.svmikulas.cz

Spanish Synagogue; www.jewismuseum.cz

 

Ballet/Dance listing

Divadlo Ponec; www.divadloponec.cz

National Theatre; www.narodni-divadlo.cz

PAT