Home / Paratë, kostot dhe buxheti

Paratë, kostot dhe buxheti

Paratë, kostot dhe buxhetiPërveç kostove të fjetjes, restoranteve në qendër të qytetit dhe joshjeve të tjera turistike, Praga mbetet një qytet jo fort i shtrenjtë, veçanërisht krahasuar me qytetet e tjera turistike të Evropës. Megjithatë, për sa i përket mallrave luksoze si pajisje elektrike, kozmetikë dhe modë, çmimet janë më të larta se kudo tjetër.

Një turist mesatarisht do të përdorë rreth 1700 Korona (70 €) për person në ditë.

Buxheti më i ulët ditor do të shkojë rreth 900 Korona, nëse qëndroni në një hostel, hani ushqim që merret me vete dhe përdorni transportin publik. Nëse qëndroni në një dhomë private, hani në restorantet mesatare dhe e mbani nën kontroll buxhetin, mund të shpenzoni 2500 Korona në ditë. Nga ana tjetër, nëse zgjidhni hotelet më të mirë, hani në restorantet më të mirë dhe përdorni taksi, shumë lehtësisht mund të harxhoni deri 10 000 Korona në ditë. Ju lutem, mos prisni që Praga të jetë tej mase e lirë, dhe kini parasysh se vetëm disa prodhime dhe shërbime janë shumë të lira, si për shembull birra, ushqimi nëpër supermarkete dhe transporti, mbeten ujdi të mira krahasuar me kryeqytete të tjera evropiane.

këmbimit të paraveHotelet më joshëse vërtiten mes 3500 – 6000 Koruna për dhoma dyshe, por në rrethinat e Pragës mund të gjesh edhe hotele me 700 Koruna për një dhomë teke. Fjetja në një dhomë të përbashkët hosteli mund t’ju kushtojë 400 Korona, por kur nuk është piku i sezonit, mund të kapni edhe çmimin 250 Korona. Dreka për dy veta, me disa pije, në një restorant të modës mund të kushtojë rreth 2000 Korona, ndërsa në një tjetër të nivelit mesatar mund të shkojë nga 900 – 1200 Korona. Darka në një birrari mund të kushtojë 150 Korona për person dhe një meny e veçantë dreke, në një restorant të lirë, mund të kushtojë mes 60 – 100 Korona. Një kafe në një kafene të qytetit kushton 45 Korona, ndërsa tek Starbucks do ta gjeni rreth 100 Korona. Një birrë në një birrari (pub) jashtë qendrës do të kushtojë rreth 25 Korona, ndërsa në zemër të qytetit do ta gjeni 80 Korona, pijet joalkoolike rreth 35 Korona. Cigaret mbeten pak më të shtrenjta se në vende të tjera të Evropës, një paketë “Marlboro” kushton 84 Korona. Në supermarkete, një shishe ujë 0.5 l, kushton 15 Korona, një bukë 20 Korona, një litër qumësht 20 Korona. Nëse keni në plan të merrni me qira një makinë, një litër benzinë do t’ju kushtojë 32 Korona. Biletat e kinemave kushtojnë 200 Korona. Aboneja 1-ditore për transportin publik kushton 100 Korona, taksia nga aeroporti në qytet është 500 – 650 Korona, ndërsa taksia brenda qendrës së qytetit duhet të kushtojë 180 – 250 Korona.

Nëse doni t’i ulni shpenzimet, duhet të shmangi hotelet, restorantet, lokalet e natës dhe dyqanet në qendër të qytetit, ose pyesni vendasit se ku shkojnë për të ngrënë e për të dëfryer. Vizitat në galeri dhe muze nuk janë të shtrenjta, madje disa prej tyre e kanë hyrjen të lirë.