Home / Transporti / Udhëtimi në Republikën Çeke, Shëtitja

Udhëtimi në Republikën Çeke, Shëtitja

Udhëtimi me tren në Republikën Çeke

Udhëtimi me tren në Republikën ÇekePërdorimi i trenave të Republikës Çeke është mbase mënyra më e mirë për t’u futur brenda në këtë shtet, pasi që ata janë të lirë, efikas dhe shtrihen pothuajse në të gjitha qytetet e shtetit. Çuditërisht, udhëtimi me autobus mund të jetë një mënyrë më e shpejtë për të arritur në destinacion, por problemi është se ata zakonisht janë pak më të shtrenjtë. Oraret për shërbimet e autobusëve dhe trenave mund të gjenden në jizdnirady.idnes.cz. Gjithashtu është e mundshme të udhëtohet lehtë nëpër shtet me veturë, pasi që rrugët janë të mirëmbajtura. Rrjeti i hekurudhës në Republikën Çeke drejtohet nga Hekurudha Çeke.

Ka disa lloje të ndryshme të trenave që ju mund t’i përdorni gjatë udhëtimit në Republikën Çeke. Më i liri i këtyre – por gjithashtu më i ngadalti – është treni që ndalon. Ky i ngjan më shumë një tramvaji se treni dhe, siç sugjeron emri, bën ndalesa të rregullta gjatë rrugës për në destinacion. Ai gjithashtu udhëton vetëm 19 milje për orë, që mund të jetë tepër ngadalë për disa njerëz. Trenat e shpejtë operojnë në rrugë të gjata dhe nuk ndalen në çdo stacion të linjës. Është e mundshme të rezervohet një ulëse për këtë lloj transporti dhe ata gjithashtu kanë vagonë të kategorisë së parë dhe të dytë.

Udhëtimi me tren në Republikën Çeke

Biletat e trenit

Trenat e shpejtë, sikur trenat në shtetet tjera, kanë disa lloje të ndryshme të biletave, dhe që të gjitha ndryshojnë në çmim dhe cilësi të shërbimeve. Zakonisht është mirë të bëhet rezervim kur udhëtohet me këta trena; në fakt, disa shërbime si InterCity dhe EuroCity ju kërkojnë të bëni rezervim para se të arrini. Trenat më të mirë merren ata që udhëhiqen nga SuperCity, pasi që ata kanë vetëm vagonë të kategorisë së parë dhe kalojnë vetën në rrugën nga Praga në Ostrava.

Kur flasim për trenat që ndalojnë, biletat zakonisht rezervohen personalisht në stacion. Kjo bëhet lehtë dhe zyrat mund të gjendet në të gjithë stacionet e mëdha të trenave në gjithë vendin. Të gjitha biletat e tjera janë në dispozicion për t’u blerë në faqen e internetit të CD në www.cd.cz.

Nëse do të udhëtoni me fëmijë, atëherë ia vlen të thuhet se të gjithë fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç kanë mundësi të udhëtojnë falas në trenat në shtet. Pas kësaj moshe, fëmijët do të kenë një ulje të tarifës prej 50% deri kur të bëhen 15 vjeç. Gjithashtu duhet ta keni në mend se blerja e një bilete vajtje-ardhje është më lehtë se dy bileta njëdrejtimëshe. Biletat e InterRail janë gjithashtu të vlefshme në shtet për ata që udhëtojnë nëpër Evropë, siç janë biletat Euro Domino.

 

Stacionet

StacionetStacionet hekurudhore në Republikën Çeke janë jashtëzakonisht të mirëmbajtura dhe madje edhe stacionet më të vogla do t’ju ofrojnë gjithçka që ju nevojitet. Ato janë të gjitha jashtëzakonisht të pastra dhe shumica kanë restorante dhe kafene, që ju shërbejnë gjithçka nga pijet joalkoolike deri te pijet alkoolike. Ato, qartë, të gjitha kanë një zyrë të biletave të drejtuar mirë. Shumë kanë gjithashtu shërbimin për marrjen me qira të biçikletave, kështu që ju mund të hulumtoni zonat duke përdorur fuqinë e pedaleve.

 

Bagazhi

Në stacione më të mëdha (Stacionin Kryesor të Pragës) – zakonisht gjenden në qytetet më kryesore – është e mundshme të lini bagazhin tuaj në zonën e bagazhit në anën e majtë, ose mbase në një dollap me kyç të ofruar në stacion. Në Pragë gjithashtu ka hamallë për t’iu ndihmuar me bagazhin nëse ka nevojë.

 

Udhëtimi me autobus

Udhëtimi me autobusSistemi çek i autobusëve është i mirënjohur për të qenit jashtëzakonisht i mirë dhe efikas. Ndërmarrja kryesore e shtetit – CSAD – drejton një rrjet që përfshin tërë shtetin, prandaj nënkupton që është e mundshme të shkohet madje edhe në zonat më të largëta të vendit. Në përgjithësi, udhëtimi me autobus është më i shtrenjtë se përdorimi i trenit, por në anën tjetër është edhe shumë më i shpejtë. Stacionet e autobusëve në përgjithësi gjendet në qendër të qyteteve, prandaj nënkuptohet që është jashtëzakonisht t’ju qaseni atyre.

Është e mundshme të blihet një biletë nga tavolina e të gjitha stacioneve të autobusëve dhe gjithashtu është e mundshme të rezervohen biletat më parë – diçka që është shumë e rekomanduar gjatë periudhave të zëna, siç janë fundjavat. Në rrugët me më pak udhëtime, biletat mund të blihen drejtpërdrejt nga shoferi. Gjithashtu është e mundshme të udhëtohet në shtetet fqinje me autobus si nga Praga edhe nga Brno.

 

Udhëtimi me veturë

Udhëtimi me veturëUdhëtimi me veturë është një nga mënyrat më të pëlqyeshme për të parë Republikën Çeke, pasi që rrugët janë të shkëlqyeshme dhe gati gjithmonë të mirëmbajtura. Nëse udhëtoni në rrugët çeke si shtetas i huaj, megjithatë, duhet t’i keni disa gjëra me vete. Këto janë: një patentë shoferi ndërkombëtare, dokumentet e automjetit dhe gjithashtu një tjetër formë identifikimi. Nëse jeni nga shtetet jashtë BE-së, gjithashtu ju duhet pasaporta gjatë gjithë kohës. Gjithashtu duhet të bartni trekëndëshin e kuq dhe kutinë e ndihmës së parë për t’iu bindur ligjit. Gjithashtu, fëmijët e vegjël gjithmonë duhet të kenë ulësen e duhur në vend. Së fundi, ka hyrë një ligj në fuqi që kërkon që të gjithë shoferët e automjeteve t’i kenë të ndezura dritat e përparme gjatë gjithë kohës.

Kur flasim për motoçikletat, është plotësisht e detyrueshme që ngasësit të përdorin një kaskë. Shpejtësia më e madhe për motoçikleta dhe vetura është 50km/h (30mph) në zonat urbane, 90km/h (55mph) në rrugë të hapura dhe 130km/h (80mph) në autostrada.

Ngasja në gjendje të dehur është një kundërvajtje serioze në Republikën Çeke dhe shoferët që shkelin këtë ligj janë të rrezikuar nga arrestimi. Nuk ka tolerancë për aspak alkool në trup, prandaj sigurohuni që të jeni të kujdesshëm kur flasim për ngasjen kur ju kohët e fundit keni pirë.

PAT

Check Also

Biletat e transportit publik

Ju duhet të blini një biletë para se të hipni në autobus, tramvaj e, zyrat për informim të turistëve të Pragës dhe zyrat për bileta të stacionit të metrosë. Biletat janë të vlefshme në tramvaj, metro, autobus dhe teleferikun Petřín. Biletat e transportit publik mund të përdoren në çdo lloj të transportimit publik dhe mundësojnë bartje në mes të linjave (nga metro në metro, nga tramvaji në tramvaj, etj.)