Home / Transporti / Stacioni Kryesor i Trenit në Pragë (Hlavní nádraží)

Stacioni Kryesor i Trenit në Pragë (Hlavní nádraží)

Stacioni Kryesor i Trenit në Pragë është një nga lavditë e fundit arkitekturore, teksa jepte shpirt Perandoria Habsburge, realizuar nga Josef Fanta dhe çelur në vitin 1909, me emrin Franz-Josefs Bahnhof. Më vonë do të merrte emrin Stacioni Wilson, ndërsa sot rëndom thirret Stacioni Kryesor. Në vitet 1972-1979 stacionit iu shtua edhe një godinë me terminale të reja, mes të cilave edhe një terminal nëntokësor dhe një rrugë kryesore në tarracën e terminalit.

Nëse rastis të kaloni ose të mbërrini me metro, nuk mund të humbni fragmentet e mbetura të stacionit sipas stilit Art Nouveau, si kubeja e lartë, dritaret me vitrazh të ngjyrosur dhe fytyrat e gdhendura të grave që përfaqësojnë Pragën si “Nëna e Qyteteve”. Lart, hyrja origjinale pranë kafenesë Fantova Kavárna, ende duket sikur pikon të fshehta perandorake, me tendën që mbahet nëpër kolona hekuri të rrahur dhe figurina lakuriqe që ngjiten nëpër to.

Stacioni Kryesor i Trenit në Pragë

Stacioni gjendet veç pesë minuta më këmbë nga Sheshi Wenceslas dhe lidhet nëpërmjet Linjës C të metrosë me pjesë të tjera të qytetit. Stacioni Kryesor lidhet edhe me Aeroportin e Pragës, nëpërmjet një autobusi që gjatë ditës niset çdo 30 minuta (koha e udhëtimit 25-40 minuta). Jashtë stacionit do të gjeni edhe taksi, por nuk është hiç e rekomandueshme të merrni një të tillë pranë stacionit të trenit, për shkak të mundësisë së fryrjes së çmimit. Më mirë telefonojini një prej kompanive me nam të mirë ose para-rezervoni një taksi me Prague Airport Transfers.

Nëpërmjet një projekti të vitit 2010-2011, Stacioni Kryesor i Pragës (Hlavní nádraží) u rinovua dhe u modernizua krejtësisht nga kompania italiane “Grandi Stazioni”, duke e shndërruar imazhin e tij “të pistë” si një pjesë e turbullt e Pragës, në standarde bashkëkohore perëndimore. Vetë stacioni shtrihet në disa kate. Gjeni lehtësirat që prisni në çdo stacion treni, përfshirë një banak valixhesh për udhëtarët, që është hapur 24 orë në ditë dhe dollapë të mëdhenj automatikë, për të lënë përkohësisht bagazhet. Ka edhe zyra të shkëmbimit të parave, ATM, informacion turistik dhe mbi trenat, pika fast-food e restorante (si Burger King), kafene dhe dyqane me pakicë.

Hlavní nádraží

Këshillë sigurie: Përpiquni të mos mbërrini në mes të natës, stacioni mbyllet në oraret 24.40 – 03.40 dhe zona rreth është si magnet për hajdutët e xhepave e pijanecët dhe ka pasur edhe raportime sulmesh nga turistët.

 

Rezervimi dhe biletat

Është e mundur të blihen bileta online në faqen e internetit të Hekurudhave Çeke, 60 ditë para udhëtimit drejt Republikës Çeke dhe për të tjera qytete të Bashkimit Evropian. Mund të blini bileta edhe në çdo stacion treni të Pragës ose kudo tjetër në Republikën Çeke. Në stacionin kryesor të trenit në Pragë, biletaritë gjenden në katin përdhes. Shumica e vendasve nuk bëjnë rezervime paraprake dhe zakonisht ka bileta për të gjitha drejtimet, deri në ditën e udhëtimit. Nëse nxitoni, mund ta prisni biletën edhe tek kontrollori, por përgatituni për një çmim më të lartë.

 

[mappress mapid=”53″]
PAT

Check Also

Taksitë në Pragë

Praga është një destinacion shumë i famshëm për bukurinë e saj por gjithashtu i famshëm duke iu falënderuar shoferëve mashtrues të taksive që funksionojnë atje, të famshëm për grabitjen e secilit që duket si turist – duke përfshirë kryetarin e komunës Pavel Bém i cili po hiqej në mënyrë të famshme me mustaqe të rreme në udhëtimin e tij të fshehtë inspektues.