Home / Turne nëpër qytet / Darkë në Bordin e Anijes

Darkë në Bordin e Anijes

Shijoni një lundrim shumë të këndshëm prej 3 orësh.

Varka niset në 19.00. Do të vijnë t’ju marrin në hotel në 18.20 – 18.30. Në lundrim përfshihet darkë bufeje shtruar në banak, aperitiv dhe një grup muzikor në bord.

Çmimi normal është 790 Korona (32 €) për person. Ujdi e veçantë mund të bëhet kur rezervoni transportin tonë të aeroportit, prej të cilit do të përfitoni çmimin 690 Korona (28 €) për person dhe një makinë që vjen t’ju marrë në hotelin tuaj në Pragë. Rezervoni online.

Darkë në Bordin e Anijes

Edhe pse Praga është një qytet i bukur në çfarëdo ore të ditës, ajo është veçanërisht magjepsëse gjatë natës. Kur dielli perëndon, dritat vezulluese ndriçojnë godinat e lashta të qytetit, që kundrohen më mirë nga lumi Vlatva, i cili çan mes qendrës së qytetit. Në udhëtimin lumor të Pragës, do të lundroni nëpër Vlatva, duke kaluar nëpër vende të rëndësishme si Ura Çarls, Malá Strana, Kisha e Shën Nikolasit, Kështjella e Pragës dhe Teatri Kombëtar, që të gjitha duke shijuar darkën dhe muzikën në bord. Darka është një bufe me pjata të ftohta e të nxehta dhe ju do të merrni edhe një pije mirëseardhje, që përfshihet në çmimin e biletës.

Darkë në Bordin e Anijes

Kur të hipni në bord, do të mirëpriteni nga stjuardesa jonë, e cila do të kujdeset për ju gjatë udhëtimit. Stjuardesa nuk është ciceron turistik, megjithatë është në gjendje t’ju japë informacion bazik mbi programin e udhëtimit dhe do t’ju gjendet nëse keni kërkesa apo probleme. Ka edhe banakier profesionist dhe personel të ushqimit, të gatshëm t’ju gjenden. Një udhëtim i plotë me darkë është shumë i kërkuar dhe kënaqësindjellës, madje krahasohet me shërbimin e një hoteli me 3 yje, meqenëse edhe çmimin e kanë të njëjtë. Nëse doni ta provoni një udhëtim të tillë, për shembull, për të festuar një ditëlindje, një përvjetor të rëndësishëm, etj., ju lutem, kini parasysh që nuk janë udhëtime luksi si ato që mund të keni dëgjuar, për shembull në Paris. Pavarësisht kësaj, ne besojmë se një mbrëmje e tillë në Pragë do t’ju shijojë mjaft dhe do të jetë një përvojë unike gjatë vizitës tuaj.

Darkë në Bordin e Anijes

Rezervoni online

[mappress mapid=”52″]

Darkë në Bordin e Anijes

PAT