Ura Çarls

Ura Çarls e shekullit XIII zakonisht është plot, si me turistë, edhe me çekë, veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe verës. Ura Çarls me siguri zë vendin e parë si joshja më e fortë turistike në qytet dhe duhet të jetë vendi i parë në listën tuaj të vizitave. Herët në mëngjes është shumë bukur përjetimi i një shëtitjeje me pak njerëz, edhe pse një mbrëmje romantike mes rrugëve të ndriçuara me mjeshtëri të Pragës së natës është po aq bukur. Prisni të shihni qindra stenda suveniresh, si edhe një dorë të pafund muzikantësh rruge, që luajnë me shpirt për ju, teksa shëtisni. Mund të bëni edhe portrete nga karikaturistë, një suvenir fort i këndshëm për ta marrë me vete në shtëpi.

Ura Çarls

E famshmja Ura Çarls ngrihet në brigjet e lumit Vltava në Pragë. Kjo lidhje “mes tokave” e bëri Pragën fort të rëndësishme si rrugë tregtare mes Evropës lindore e perëndimore. Ura fillimisht u quajt Ura e Gurtë ose Ura e Pragës, por u pagëzua me emrin “Ura Çarls ” në vitin 1870.

Arkitekti dhe ndërtuesi i preferuar i Mbretit Çarls IV, Peter Parler ishte ai që ngriti urën që ekziston edhe sot. Ideja fillestare ishte të ngrihej një ndërtim funksional për dyluftimet sportive të kalorësve dhe për shumë vite, i vetmi zbukurim mbi urë qe një figurë e thjeshtë e Krishtit mbi kryq, por më vonë, dëshira e katolikëve për ta zbukuruar përfundoi me 30 statuja që u vendosën mes viteve 1600 – – 1800.

Sot, pjesa më e madhe e statujave janë kopje, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga përmbytje apo katastrofa të tjera historike. Skulptura më e vjetër mbetet ajo e Krishtit mbi kryq (1657), pranë skajit të Qytetit të Vjetër. Gdhendja e përndritur çifute, ku shkruhet: “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive” u bë në vitin 1694 nga një çifut vendas, Elias Backoffen. Gjithë-gjithë tani gjenden 75 statuja dhe mbase më e vjetra e më interesantja është ajo e John Nepomuk (e teta nga e djathta, kur kaloni nga ana e kështjellës). Legjenda thotë se nëse e fërkoni stemën e bronztë tek bazamenti i statujës, është e sigurt që do të riktheheni sërish në Pragë, ndaj pëllëmbë të panumërta turistësh i kanë dhënë sipërfaqes një lustër bojëfloriri.

Ura që është 516 metra e gjatë, ka 16 shtylla dhe 3 kulla. Njëra prej tyre, Kulla e Urës së Qytetit të Vjetër mbahet si kulla më e bukur e një ure në Evropë, për shkak të dekorimit të saj skulpturor. Ajo është e hapur për vizitorët dhe vë në dispozicion peizazhe të pabesueshme nga maja, veçanërisht të pashoqe gjatë lindjes së diellit.

Kampa Island

 

PAT

Check Also

Katedralja Shën Vitus

Një udhë e ngushtë shpie në oborrin e tretë të kështjellës, dhe një pamje e papritur e një fasade të pamasë dhe tmerruese e Katedrales Shën Vitus që shquhet pak hapa më tutje. Në katedrale mund të hyhet përmes derës perëndimore të katedrales. Spiralet e Katedrale Shën Vitus, një strukturë gotike elegante frënge elegante por autoritare, lartësohet mbi ledhet e dheut. Është katedralja më e madhe e vendit dhe përbëhet nga disa kishëza anësore, piktura muri dhe gurë varri; mos të harrojmë dritaren me xham të ngjyrosur të bukur të qendrës