Josefov

Çifutët mendohet të jenë vendosur në Pragë rreth shekullit X, edhe pse zona e njohur si Qyteti Çifut (më vonë Josefov), nuk u themelua pa kaluar 200 vjet. Çelur në vitin 1906, Muzeu i Çifutëve të qytetit (Zidovske Muzeum) sot administron shtatë vendbanime të hershme në Josefov. Këto monumente iu bënë ballë tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, sepse nazistët planifikuan të krijonin këtu Muzeun e “një race të zhdukur” dhe koleksionet e muzeut u mblodhën nga plaçkitjet e komuniteteve çifute në Bohemi e Moravi.

Josefov

Sinagoga Spanjolle me stilin e saj mauresk, është një nga sinagogat më të mëdha të Pragës, që të lë pa fjalë dhe biletaria qendrore e muzeut gjendet po këtu. Prapa saj, galeria Robert Guttmann ekspozon art bashkëkohor.

Sinagoga Maisel tregon historinë e çifutëve në Bohemi, ndërsa Sinagoga Pinkas në veri ruhet si përkujtimore e çifutëve të Bohemisë dhe Moravisë, që vdiqën gjatë Holokaustit. Sinagoga Klausen ka një ekspozitë mbi traditat çifute. Pranë gjenden edhe Salla Ceremoniale dhe Varreza e Vjetër Çifute.

 

[mappress mapid=”27″]

Check Also

Katedralja Shën Vitus

Një udhë e ngushtë shpie në oborrin e tretë të kështjellës, dhe një pamje e papritur e një fasade të pamasë dhe tmerruese e Katedrales Shën Vitus që shquhet pak hapa më tutje. Në katedrale mund të hyhet përmes derës perëndimore të katedrales. Spiralet e Katedrale Shën Vitus, një strukturë gotike elegante frënge elegante por autoritare, lartësohet mbi ledhet e dheut. Është katedralja më e madhe e vendit dhe përbëhet nga disa kishëza anësore, piktura muri dhe gurë varri; mos të harrojmë dritaren me xham të ngjyrosur të bukur të qendrës